
Jonida Bejko, punonjëse e kompanisë “5D”, dëshmoi në GJKKO në procesin ndaj ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës dhe fundos jo vetëm Redi Mollën e Mariglen Qaton, por edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
Bejko: Llogaritja kostot e objekteve për kostot civile. Merresha me tenderat e prokurimit publik.
Për t’u punësuar kam parë njoftimin online. Më intervistoi Nestor Muhametllari. Paga ishte 60 mijë lekë të vjetra.
Redi Mollën nuk e njoh personalisht. Fizikisht, në dijeninë time, nuk e kam parë. As Mariglen Qaton nuk e njoh.
Jonida Hoxha ishte shefe finance, e kisha shumë shoqe.
SPAK: Në komunikimet tuaja përmendni shpesh një person me emrin Redi ose R. Kush është ky person?
Bejko: Redi Molla.
SPAK: Po M?
Bejko: Mariglen Qato. I referohesha me iniciale sepse ashtu i thërriste.
SPAK: Gjatë bisedave me Jonida Hoxhën, kur thoni që “ne marrim 600 mijë lekë të qelbura, kurse pronari me hotel në Dhërmi” – kush është pronari?
Bejko: Kam hamendësuar që shoqëria ka pasur pronar Redi Mollën. Kisha dëgjuar, nuk e dija që ishte ai. Nuk e kam parë askund në kompani. Jam ankuar për rrogën, sepse ishte pak dhe kishim shumë punë.
SPAK: Po kur përmendni Lali Erin, kujt i referoheni?
Bejko: Më keni bërë bisedë mediatike, tani e një vit. Babi im me kancer lexon mesazhet, dhe lamë 6 muaj që kam nisur punë tjetër e më përndjek akoma kjo histori. Unë kam bërë bisedë siç do bënte gjithkush me dikë që e konsideron shoqe.
SPAK: Kush është Lali Eri?
Bejko: Erion Veliaj.