
Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të vendimit të GJKKO-së për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. E pyetur nga gazetarët pse ishte veshur me rroba të zeza, Kryemadhi theksoi se nuk ka ndonjë gjë të keqe.
“Jo se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj”, tha Kryemadhi.
Si Kryemadhi, ashtu edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta; të dy, kanë të njëjtat akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA, por edhe shpenzime për blerje banesash dhe jo vetëm. Për Kryemadhin, SPAK ka zgjedhur masë më të butë sigurie, duke argumentuar gjendjen e saj shëndetësore. Ndërsa Meta, qëndron në ambientet e paraburgimit të burgut “313” në Tiranë. /korrieri