
Zjarri i nisur dje në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv pavarësisht përpjekjeve nga forcat zjarrfikëse.
Mësohet se vatrat ende nuk janë neutralizuar.
Ndërkohë, tymi toksik vijon të ngrihet mbi qytet, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe duke krijuar një alarm serioz mjedisor.
Ditën e sotme Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me zjarrin masiv.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit që nga dita e djeshme.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast.