
Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Pogradec, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ra në banesën e saj.
Burime nga policia bënë me dije se rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të qytetit, në banesën e shtetases Kozeta Teço ka rënë zjarr dhe, si pasojë e asfiksimit nga tymi, 52-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje.
Kozeta Teço, sipas policisë, jetonte e vetme dhe ndodhej në kushte të vështira ekonomike. Për t’u kujdesur financiarisht, e ndihmonte e motra.