
Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar skandalin me “Bankers Petroleum”, duke theksuar se “ka ardhur dita që prokuroria të hetojë në mënyrë të pavarur”. Rama tha se Shqipëria ka fituar një arbitrazh ndaj “Bankers” dhe kompania i detyrohet shtetit shqiptar 240 milionë euro.
“Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe i heq kapelën prokurorisë për këtë investigim. Uroj që t’i nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është ende sot një kosto e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën,” deklaroi Rama.
Ai theksoi se koncesionet e dhëna nga qeveria e tij janë në shërbim të qytetarëve, ndërsa ato të trashëguara i quajti “vrima të zeza” që po sjellin kosto për shtetin shqiptar.
Rama: Tiranës i mungon drejtimi pas arrestimit të Veliajt, kemi riorganizuar PS-në
Kryeministri Edi Rama deklaroi se kryeqytetit i mungon drejtimi prej një kohe të gjatë pas arrestimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burg që prej 10 shkurtit. Ai pranoi se situata në Tiranë ka qenë “jo e zakonshme” dhe ka kërkuar një riorganizim të Partisë Socialiste për të qëndruar pranë qytetarëve.
“Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre. Kërkesa numër një ka qenë të çlirohen hapësirat publike,” tha Rama, duke lënë të kuptohet se pastrimi i hapësirave të zaptuara në kryeqytet ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve.
Rama: Dorëheqjet në Bashki, domosdoshmëri për të rigjallëruar administratën – Vlora, shembull konkret
Kryeministri Edi Rama ka komentuar dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë e vendit, duke i cilësuar si një hap të domosdoshëm për të rigjallëruar administratën vendore dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. Ai përmendi Vlorën si një shembull konkret ku është hapur procesi për përfshirjen e të rinjve në drejtimin e bashkisë.
“Dorëheqjet e drejtorëve janë një domosdoshmëri për të shkundur mekanizmat e topitura dhe për të adresuar problematika që lidhen me përkushtimin. Në Vlorë kemi hapur një proces për të ftuar të rinjtë të kandidojnë për drejtimin e bashkisë, duke sjellë energji të re dhe profesionalizëm,” tha Rama. /korrieri