
Mania e kullave në Tiranë ka prekur edhe religjionet, ku çdokush kërkon të ngrejë një të tillë në kryeqytetin e Shqipërisë, atje u vlera e truallit dhe ndërtimit kap shifra të frikshme. Pas një mori oligarkësh, politikanësh, ndërtuesish radha i ka ardhur edhe feve në Shqipëri, ku një leje e tillë është dhënë edhe për Kishën Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në prill të vitit 2025, është miratuar leja e ndërtimit për objektin ndërtesë polifunksionale në shërbim të Kishës, 2, 5 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë në Tiranë.
Në dokumente përcaktohet se trualli i ndërtesës është pjesë e ansamblit Orthodhoks pranë rrugës së Kavajës, me një sipërfaqe prej 1201 metër katrorë.

“Ndërtesa e re do të fqinjësohet në veri me ndërtesën e Kishës Ortodokse ‘ungjillizimi’, në perëndim me një ndërtesë banimi 10 katëshe, ndërsa në indje dhe jug me ndërtesa të ulëta të banimit të zonës përkatëse, subjekte zhvillimi në një të ardhme,”- thuhet në dokument.
Më tej jepe edhe detaje të tjera, ku shkruhet se 1201 janë pronë dhe 411 metra janë shesh.
“Objekti përbëet nga 10 katë mbi tkë të shkallëzuara me funksion polifunksional akademiko-administrativ kurse kati nëntokë ka funksion laboratorësh dhe bibliotekë. Kjo ndërtesë do të japë dhe do të marri duke shfrytëzuar hapësirat e ndërsjellta me shkollën e ciklit të ulët,” vijon dokumenti.
Në dokument është përcaktuar edhe vendi se ku do të ndërtohet.

Është në mes të kishës dhe shkollës, teksa në pamje nga “Rruga e Kavajës” duket se do të ndërtohet në mes të rrugës, ose në vendin ku duhet të ishte rruga për të lidhur lagjen pas saj.
“Ndërtesa e re në ansanblin orthodhoks plotëson kompozimin volumerik duke mbyllur në një mënyrë të kuruar dhe të spikatur pamjen nga hyrja në ‘Rrugën e Kavajës’. Kjo ndërtesë do të krijojë një sfond të ri irban për Katedralen e Evangjelizmoit,”- vijon dokumenti.
Më pas shkruhet se ndërtesa është konceptuar si një volum i shkallëzuar në mënyrë që të mundësojë dritëzimin e sheshit para kishës e në të njëjtën kohë të krijojë një prezencë miqësore. Sipas projektit që është paraqitur në dokument, duket se ndërtesa dhe kulla do të rrafshojë disa objekte egzistuese. Madje edhe rrugën që ndodhet në atë zonë, për ta shndërruar në “pronë” të Kishës.
“Këtu në këtë pamje viher re më mirë tarraca që krijohet ga shkallëzimi mbi katin e dytë ku do të rimbillen 12 qiparisët ekzistuese duke rikrijuar një sfont të gjelbër për katedralen,”- vijon dokumenti./VoxNews