
Takimi i kryeministrit Edi Rama në Durrës ka përfunduar, pa praninë e mediave.
Burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se është kërkuar një rifreskim i strukturave lokale.
Gjithashtu, janë lënë detyra konkrete për mbarëvajtjen më mirë të punëve, sidomos sa i përket lirimit të hapësirave publike.
Në takim nuk është kërkuar dorëheqje nga asnjë funksionar.
Kryeministri Edi Rama ka vepruar ndryshe nga se ka vepruar në bashkitë e tjera, që i vizitoi më herët.
Në Vlorë dhe në Fier, kreu i qeverisë kërkoi dorëheqje të drejtorëve në Bashki. /korrieri