
Në Gjykatën e Fierit mbahet sot seanca për të arrestuarit në kuadër të aksionit të zhvilluar në zyrat e kompanisë “Bankers”.
Në gjykatë kanë mbërritur CEO kinez, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo për verifikimin e masës arrest me burg.
Pritet që para gjyqtares Gladiola Bregu, ata të japin edhe dëshminë e tyre.
Policia e Fierit ndërmori disa ditë më parë një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në Marinëz.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan drejtori aktual i kompanisë, Hongping Xiao, shtetas kinez, si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo.
Operacioni policor u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.