
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar mbrëmë zyrtarisht vendosjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social.
Ndërkohë, në mesazhin e shpërndarë pak minuta më parë Trump deklaroi:
“Armëpushimi është në fuqi. Ju lutem, mos e shkelni! – Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara!”
Sipas tij, të dy vendet – Izraeli dhe Irani – iu drejtuan atij pothuajse njëkohësisht me mesazhin: “PAQE!”. Trump tha se e kuptoi se momenti për të vepruar ishte “TANI”, duke e cilësuar këtë zhvillim si një fitore për gjithë botën, në veçanti për Lindjen e Mesme.
“Bota dhe Lindja e Mesme janë fituesit e vërtetë,” – shkroi ai, duke shtuar se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shumë për të fituar nga paqja dhe shumë për të humbur nëse largohen nga rruga e drejtësisë dhe së vërtetës.
Trump e mbylli mesazhin e tij me një thirrje optimiste për të ardhmen e dy vendeve:
“E ardhmja për Izraelin dhe Iranin është e pafundme dhe plot me premtime. Zoti ju bekoftë të dyve!” /korrieri