
Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, tërmeti ka ndodhur në orën 05:04, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Epiqendra e lëkundjes ka qenë në zonën e Krujës, konkretisht në Zall Batar, rreth 16 kilometra larg kryeqytetit. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes në rast të lëkundjeve të tjera pasuese. /korrieri