
Pasditen e djeshme, në zonën më të shtrenjtë të kryeqytetit “Lake View”, u dogj banesa e ish-banores së “Big Brother”, Françeska Murati. Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, nga hetimet paraprake, sipas “Euronews”, zjarrfikësit e kanë një pistë se ku po hetojnë. Sipas shërbimit zjarrfikës, shkak për zjarrin në banesën e Muratit mund të jetë bërë një cigare e hedhur nga apartamentet më sipër.
Megjithatë, ky version ende nuk është konfirmuar.
Banesa që u dogj dje është në pronësi të Françeska Muratit, një emër i njohur për showbizzin shqiptar, për jetën e saj luksoze si dhe shpenzimet marramëndëse për veshje. Por edhe pse kanë kaluar disa orë nga ngjarja, nga ana e saj nuk ka pasur asnjë reagim për flakët që pushtuan banesën e saj. /korrieri