
umKa hyrë në ditën e katërt procesi i rinumërimit të votave të qarkut të Tiranës, ku deri më tani janë numëruar rreth 35% e kutive. Deri tani janë hapur 433 kuti, ku Partia Demokratike nga rinumërimi ka humbur 219 vota, ndërsa Partia Socialiste 190 të tilla, teksa nuk përjashtohen as partitë e tjera, por me një numër më të vogël.
‘Nisma Shqipëria Bëhet’ rezulton se deri më tani ka 26 vota të pamerituara, Lëvizja Bashkë 10, ndërsa Partia Mundësia që po ‘lufton’ për të ruajtur mandatin e dytë, nga rinumërimi deri më tani rezulton të ketë përfituar 7 vota më shumë. Partia Social Demokrate e Tom Doshit humbet 23 vota. Deri tani hapja e kutive në Tiranë nuk sjell ndryshim në rezultatin e mandateve për subjektet politike, por as në renditjen e kandidatëve në listën e hapur.