
Pogradeci është përfshirë pasditen e kësaj të premte nga një mot i keq me reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër dhe stuhi ere. Moti i keq ka shkaktuar problemakina
Për shkak të motit të keq është shkëputur përkohësisht furnizimi me energji elektrike në fshatin Dardhas, ndërsa rrugët janë përmbytur nga vërshimi i ujërave. Sasia e madhe e reshjeve për një kohë të shkurtër ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që era ka shkaktuar dëme në zona të ndryshme.

Ndërkohë, gjatë momentit të rrebeshit të shiut, dy persona, babë e bir, të cilët kishin dalë për peshkim me skaf ndodheshin në mes të liqenit të Ohrit, rreth 1.5 milje larg bregut dhe u rrezikohej jeta.
Ata kanë telefonuar më pas Policinë, e cia ka bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg dhe mësohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.