
Autoritetet britanike kanë arrestuar në Londër 47-vjeçarin Lorenc Lala, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të goditjes së grupit kriminal të Laert Haxhiut.
Lajmi konfirmohet nga Top Channel, i cili ka parë dokumentet e gjykatës së ekstradimeve, ku mes emrave me të cilin po kryen procedurat për t’u ekstraduar në Shqipëri është edhe Lorenc Lala.
Lorenc Lala akuzohet se ka porositur vrasjen e Albi Bashaliut në fshatin Gjoçaj të Peqinit, krim i kryer mëngjesin e 27 Dhjetorit të vitit 2021 dhe i rrëfyer nga i penduari i drejtësië Artan Tafani
Ky i fundit ka dëshmuar në GJKKO se vrasjen e Albi Bashaliut e kanë kryer për një pagesë prej 30 mijë eurosh, të cilat ua ka sjellë Qamil Haxhiu, babai i Laertit, dhe që u nda në tri pjesë midis Laert Haxhiut, Lulzim Arapit dhe vetë Artan Tafanit.
I penduari i SPAK ka treguar se Laert Haxhiu u kishte kërkuar “kokën” e Bashaliut si nder për mikun e tij Lorenc Lala, që thirrej “Lili” dhe ky i fundit e donte për dy vëllezërit Xhahysa, ku njëri prej tyre quhej Enriko, të cilët pretendonin se ai u kishte vrarë babanë.
Tafani ka treguar me detaje edhe logjistikën e ngjarjes, nga shkuarjet në Peqin me makina me qira për të identifikuar viktimën deri tek ekzekutimi dhe largimi nga vendngjarja. Ai tregoi se gjatë kohës që ndodhi vrasja ishte fshehur me Laertin në një banesë me qira në zonën e Astirit. Sipas tij banesa ishte marrë me qira në emër të një shoqeje të të dashurës së Laertit.
Ndërkohë, i pyetur mbi personazhin Lorenc Lala, Artan Tafani ka deklaruar në sallën e gjyqit se “Lili” është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, një personazh i krimit të organizuar në Lushnjë, i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Familja e Taullaut njihet si rivale e grupit të Aldo Bares në Lushnjë, teksa në vitin 2005 kanë ekzekutuar Baki Taullaun, vëllain e Saimir Taullaut.
DËSHMIA NË GJKKO
Prokurori Behar Dibra: Si ju ka prezantuar Laert Haxhiu viktimën Albi Bashaliu para vrasjes?
Artan Tafani: Pasi ka komunikuar me Lorenc Lalën, na e ka shpjeguar edhe ne që do i bënim nder “Lilit” (Lorencit). Ata ishin miq të Laertit.
Prokurori Behar Dibra: Mund të na e sqarosh kush janë cunat e vrarë?
Artan Tafani: Di që ishin dy çuna qe ishin vëllezër, Enriko Xhahysa dhe një tjetër. Më tha që më kanë vrarë babanë. Pasi ka folur Laerti me Lilin, Enriko na dërgoi një video të një Volkswagen të viktimës. Viktima shiste pula zogj. Enriko kishte një moni cooper. Laerti na tregoi çfarë kishte veshur kur ishte në Rrogozhinë, por na tha që të shkonim në fshtin Gjonçaj, ku jetonte viktima, se na kishte thënë Laerti ta bënim në fshat vrasjen.
Mora një makinë me qira në rrugën e Elbasanit dhe shkova në Gjoçaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit, pra Enrikon, në qendër të Rrogozhinës më priste Enriko që të më tregonte shtëpinë e viktimës. Ai do tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku pinte kafenë. Enriko kishte veshur një bluzë gri me kapuç, hyri në makinë u shtrri. U nisëm për në fshat më tregoi lokalin, shtëpinë, pak më lart kishte shtëpinë Enriko. Nuk kam pasur takime të tjera. Këtij djali i kishin vrarë të atin. Më herët kam qenë me Lulzimin dhe Laertin në fshatin Gjoçaj për të parë vendin. Edhe atëherë ishim me një makinë me qira, që i merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir, të Erisiano Abedinit, ku mbanim një ‘Audi’ për punë, domethënë për vrasje
Prokurori Behar Dibra: Është përmendur emri i Laertit?
Artan Tafani: Emri i Laertit nuk është përmendur, Enriko më ka thenë që jam nipi i Lilit, që është Lorenc Lala.
Prokurori Behar Dibra: Lorenc Lala ka qenë emër i njohur për ty?
Artan Tafani: Emër i njohur ishte, Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, i ka vrarë vëllain banda e Aldo Bares. E mbante pranë Saimiri. Lili mbante lekët e ktyre, Laertit, Saimirit.
Artan Tafani: Audi i bardhë ishte makina që përdorëm për vrasjen, e ngiste Lulzimi. Unë kisha Benz. Pastaj mora unë Audin, dhe Benzin gri e lamë më larg te një dyqan lulesh, që ta kishim gati. Ka qenë ora 4 i mëngjesit. Po e lë këtu deri në orën 8 i thashë atij rojes, se kam punë. Po mo, më tha. Pastaj ikim në Gjoncaj, 10 metra larg lokalit ku ndodhej viktima. Aty e bëmë vrasjen. Audin e kishte sjellë Ligor Romaçka, targat i solli Lulzimi. Kishim armë me silenciator, ma dha Bledar Berberi. Kishim dy armë, njëra TT, njëra me fisheke të veçkël fare, por njëra u përdor se tjetra nuk punoi. Një e kisha unë një e kishte Lulëzimi Me sa mbaj mend e kam shkrehur katër herë, dy herë në gjoks, dy herë në shpatull. U qëllua me 6 fishekë, me sa mbaj mend. Arma ishte personale e Bledar Berberit. E kam shkrep 2 herë në gjoks e herët e tjera në kurriz.
Pasi mbaruam punë dhe u krye atentati, Audi nuk u ndez. Në makinë kishim dy bidona me benzinë dhe vendosa ta digjnim në vendin e ngjarjes për të eliminuar çdo gjurmë. Mora mjetin tjetër tip Benz gri me targa greke. Në kthim, kaluam nga Kavaja dhe armën e çmontuam dhe e hodhëm pjesë pjesë gjatë rrugës. Në Tiranë e lamë makinën dhe u larguam në këmbë
Prokurori Behar Dibra: Po makina benz nga ishte siguruar?
Artan Tafani: Benzi ishte me targa greke. E përdorte në Shqipëri e dashura e Erisjanos. E merr Larti dhe e mbajmë ne. Më pas Laerti e çon atë në Greqi.
Interpol Tirana bashkë me njësinë e të kërkuarve në NCA kanë prangosur një prej njerëzve të afërm të Leart Haxhiut.
Nga dokumentet e gjykatës së ekstradimeve parë nga Top Channel i arrestuari është Lorenc Lala, 47 vjeç.
Drejtësia shqiptare e kërkon për akuzën e konspiracionit për të realizuar vrasje.
Ai do të dalë përsëri përpara gjykatës të ekstradimeve më 24 Qershor.
Është lënë në paraburgim deri më këtë datë për vetë rrezikshmërinë dhe për pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.
Drejtësia shqiptare e kuron Lorenc Lalën për përfshirje në vrasjen e Albi Bashaliut në fshatin Gjocaj të Peqinit, vrasje e kryer kundrejt 50 mijë eurove dhe pagesa sipas hetimeve është dhënë tek Laert Haxhiu nga Lorenc alias Kristian Lala.
Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, vrasjen e Bashaliut e ka kryer ai së bashku me Lulzim Arapin, Bledar Berberin, Enrico Xhahysën dhe Laert Haxhiun.
Shuma financiare është paguar nga Lala tek Laert Haxhiu i cili më pas ka mobilizuar grupin e tij për të kryer vrasjen.