
Partia Demokratike duket se ka prekur një nga pikat më të ulëta në historinë e saj politike, dhe këtë e konfirmojnë më së miri zhvillimet e fundit brenda forcës opozitare.

Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, është shndërruar në një nga zërat më të kontestuar pas humbjes së 11 majit.
Në një parti që mbahet ende peng nga figura të vjetra dhe të shpallura “non grata”, Paloka ka zgjedhur të mbështesë pa kushte Sali Berishën, edhe pse nuk u angazhua asnjë ditë në fushatë.
Ndërsa shumica e strukturave duket se ndodhen në amulli totale, një grup i vogël besnikësh, përfshirë Palokën, janë më të zënë duke justifikuar humbjen sesa duke kërkuar zgjidhje.
Sot, në vend që të kërkonte përgjegjësi për rezultatin dëshpërues, Paloka u shfaq në sulm ndaj gazetarëve që guxuan të pyesin Berishën nëse do të mbajë përgjegjësi për humbjen, apo sërish do fajësohet “treni bullgar”.
Statusi i Palokes:
“Berisha ka publikuar çdo dite prova e fakte skandaloze për mënyrat se si janë vjedhur dhe manipuluar votat e shqiptarëve…E pas kësaj ti dëgjon nga ndonjë gazetar: “Mirë mo mirë, këto dihen, po ju çfare…?” RKTK!”, shkruan ai.
Përgjigja nuk vonoi. Gazetari Ariglon Pali, i njohur për qasjen e drejtpërdrejtë, iu kundërpërgjigj Palokës me të njëjtën monedhë, duke përdorur togfjalëshin ironik “TQMKTK” dhe duke hedhur akuza serioze.
Pali ngriti pyetjen se kush ka lënë 20 mijë euro në një kazino, që sipas tij ishin para të komisionerëve të PD-së. “A ishte ai Paloka?”, pyet Gazetari.
Statusi i gazetarit: Une do ti thoja TQMKTK! Dini gje kushi ka lene 20 mije euro kazino te komisionerve te PD-se ne Tirane?! Se po me pyet nje shok