
Një lajm i trishtë është mësuar pasditen e sotme pasi bluzat e bardha kanë humbur një koleg të rrallë, si Fatmir Prifti.
Lajmin për humbjen e mjekut anestezist-reanimator e zbuloi ministrja e Shëndetësire, Albana Koçiu.
Nëpërmjet një postimi të ndarë në rrjetet e saj sociale, Koçiu I shprehu bashkëshortes së mjekut, Rubenës, familjarëve të tij, po ashtu dhe kolegëve dhe qytetarëve të cilët sot humbën një njeri e një profesionist si doktor Fatmiri.
“Me trishtim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Fatmir Priftit, mjek anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në QSUT. Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për humanizmin dhe përkushtimin e tij.
Ngushëllime Rubenës, familjes, të afërmve dhe kolegëve”, shkruan Koçiu.
Për 37 vite doktor Fatmiri u shërbeu qytetarëve në ambientet Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.