
Kryeministri Edi Rama përmbylli fushatën e tij zgjedhore në Fier. Gjatë fjalës së tij, ai ironizoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën edhe drejtuesin demokrat të këtij qarku, Gazmet Bardhin. Rama u shpreh se Shqipëria nuk do të bëhet “gazi i botës”, duke shkuar pas një plaku të rrjedhur.
“Këneta këtu ka zgjedhur të sjellë për të përfaqësuar Fierin në parlament dikë që jo nuk e meriton besimin e këtij qytetit, jo nuk e meriton besimin e asnjë qyteti dhe fshati, asnjë demokrati të zakonshëm në Fier, por nuk meriton asnjë respekt nga ky qytet dhe qark. Dikë që është vetëm Gazi i botës. Nuk mund të jetë Fieri i demokratëve i përfaqësuar nga gazi i botës. Nuk mund të jetë i ndarë mes Shqipërisë në Be 2030 me gazin e botës. Nuk mund të bëhet Shqipëria gazi i botës duke shkuar pas një plaku të rrjedhur, pas një politikani të lashtë të pashpresë që ka marrë peng opozitën për interesin e tij”, tha Rama. /korrieri