
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka qenë die në qytetin e Fierit, në kuadër të nismës së SPAK për të luftuar krimin zgjedhor.
Mësohet se rreth orës 14:00, Dumani ka mbërritur në Fier i shoqëruar nga dy prokurorët e tjerë të SPAK, Sotir Kllapi dhe Klodian Braho.
Ata kanë zhvilluar një takim me prokurorët e prokurorisë Fier në kuadër të strategjisë për krimin zgjedhor për zgjedhet e 11 majit.
Fieri shihet si një prej qarqeve me rrezikshmëri më të lartë, sa i përket elementëve kriminalë që mund të ndërhyjnë në fushatë. /korrieri