
Një raport voluminoz i Prokurorisë së Fierit, e cila po diskuton për tja kaluar dosjen SPAK, ka evidentuar shkelje të tjera që kompania koncesionare Bankers Petroleum ka kryer me koncesionin e saj 20-vjeçar për naftën në Shqipëri. Sipas raportit, “Bankers”, dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme 244 milionë lekë nga kreditimi i TVSH-së gjatë viteve 2018–2019. Dyshohet se janë kryer veprime fiktive me qëllim shmangien e pagesave ndaj shtetit. Këti veprime sipas ProkurorisW, janë të qëllimshme, të përsëritura dhe me pasoja serioze në buxhetin publik.
“Nga verifikimi i kontrolleve tatimore të kryera për periudhën janar 2018 – dhjetor 2018 dhe periudhën janar 2019 – dhjetor 2019 në lidhje me rimbursimin e TVSH-së, ka rezultuar se shoqëria “Bankers” dyshohet se ka përfituar në kundërshtim me ligjin nga kreditimi i TVSH-së për këto vite në vlerën 244 milionë lekësh. Dyshohet se nga shoqëria janë kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje ligjore me efekte fiskale, konkretisht: në aspektin tatimor, dyshohet se ka kryer rritje të pajustifikuara dhe fiktive të shpenzimeve duke rënduar kontabilitetin në shkelje të “Për tatimin mbi të ardhurat”. Veprime të cilat kanë çuar dhe janë përdorur nga ana e shoqërisë për të ulur në vlerën 5.1 miliardë lekë vit pas viti dhe për të hequr bazën e fitimit tatimor dhe shmangur detyrimin e tatimpaguesit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi Fitimi. Veprimet aktive dyshohet se janë ndërmarrë me dashje dhe me qëllim mashtrimin e autoriteteve shtetërore për të përfituar padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme. Në bazë të këtyre fakteve dhe provave të konstatuara dhe të vërtetuara nga institucionet e mësipërme dhe organet tatimore, rezulton se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale ‘Fshehja e të ardhurave’, e kryer në bashkëpunim”, theksohet në raportin e Prokurorisë.
Në “Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm në kurriz të shtetit shqiptar. Në kuadër të hetimit u lëshuan 14 masa sigurimi, 9 u ekzekutuan dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse ‘Bankers’ nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro.