
Transferuan miliona euro në Shqipëri nga Zvicra përmes sistemit “Hawala”, SPAK ka sekuestruar pasuritë e Burim e Ervis Ferizajt si dhe Përparim Kalbajt.
SPAK ka kryer një sërë verifikimesh për pasuritë e tyre, me qëllim të identifikimit të origjinës së mjeteve të përfituara dhe nëse ato janë rezultat i veprimtarive të paligjshme.
Me vendim të Gjykatës së Posaçme, është vendosur masa e sigurisë pasurore “sekuestro preventive” për disa pasuri që dyshohen të jenë produkte të aktivitetit kriminal.
Pasuritë e sekuestruara:
1. Shoqëria tregtare “Ferizaj-78” sh.p.k, me Nipt M11512017P, me seli në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, si dhe gjitha asetet e kësaj shoqërie tregtare.
1.2. Pasuria e paluajtshme, nr.3/8-N6, zona kadastrale 8210, volumi 38, faqe 37, e llojit “Njësi”, me sipërfaqe totale 161.67 m2, në emër të shtetasit E.F.
Kjo pasuri është përfituar me kontratën e datës 30.01.2017, me çmimin e vendosur në kontratë prej 200,000 Eurosh.
1.3. Pasuria e paluajtshme “Vilë 2 Kate”, nr.169/77, zona kadastrale nr.2375, volumi 16, faqe 119, me sipërfaqe 162.85 m2 truall dhe sipërfaqe totale ndërtimi 140 m2, ndodhur ne Lalëz, Durrës, në emër të E.F.
Kjo pasuri është përfituar me kontratën e datës 19.12.2019 me çmimin e vendosur në kontratë prej 80,000 Eurosh.
1.4. Shuma monetare prej 77,160 frangash zvicerane.
2. Caktimin e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e luajtshme në zotërim indirekt të shtetasit P.K, të mëposhtme:
2.1. Shoqëria tregtare “Kalbaj” sh.p.k, me Nipt L91307007H, si dhe gjitha pasuritë e paluajtshme dhe te luajtshme të kësaj shoqërie tregtare.
Gjithashtu, gjatë hetimeve parapraprake për këtë procedim penal nga kontrollet e kryera në vendin e ushtrimit të aktiviteteve të shoqërisë “Ferizaj-78” sh.p.k dhe kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar sende dhe shuma monetare me një vlerë totale prej rreth 68,000,000 lekësh të cilat dyshohen se përbëjnë produkte të veprës penale.