
“Kali i Trojes”, Vangjel Tavo i bën “gungën” Vullnet Sinajt, i merr paratë për aktivitete dhe votën e orienton te Damian Gjiknuri
Rezultatet për votat personale në Bashkinë e Himarës kanë zbuluar jo vetëm renditjen e kandidatëve të Partisë Socialiste, por edhe një prapaskenë politike të ngarkuar me zhgënjim dhe lëvizje të heshtura taktike siç janë thikat pas shpine.

Vullnet Sinaj, i cili kishte investuar jo vetëm politikisht, por dyshohet edhe financiarisht në një pjesë të aktiviteteve publike, përfshirë ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në Himarë, aktivitet që u shndërrua në një shfaqje të plotë elektorale për PS-në, rezulton të ketë marrë vetëm 668 vota personale, shumë më pak nga sa pritej.
Burime thonë se Sinaj priste mbështetje të fortë nga Vangjel Tavo, por pasqyra e votave tregoi një realitet krej tjetër. Vullnet Sinaj ishte tradhtuar nga dropulliti i katapultuar në breg.
Burime bëjnë me dije se Tavo dyshohet se ka orientuar me kujdes votën personale të administratës së bashkisë dhe një pjese të socialiste4ve drejt Damian Gjiknurit, i cili ka dalë më i votuari i PS-së në Himarë me 1228 vota. Një diferencë që flet vetë: Sinaj ka marrë më pak se gjysmën e votave të Gjiknurit, ndonëse ishte pjesë e pritshmërive për të dalë më lart.
Kjo lëvizje pritet të lërë pasoja në balancat e brendshme të Partisë Socialiste në jug, ku loja për ndikim lokal mbetet e fortë dhe shpeshherë vendimtare në emërimet e ardhshme politike./korrieri