
Vullkani Krasheninnikov në gadishullin Kamchatka ka shpërthyer për herë të parë pas më shumë se 600 vjetësh, duke lëshuar një re hiri që është ngjitur deri në 6,000 metra lartësi!
Shkencëtarët thonë se shpërthimi është shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm prej 8.8 ballësh që goditi rajonin lindor të Rusisë më herët gjatë javës, një nga më të fortët të regjistruar ndonjëherë në histori.
Fatmirësisht, nuk ka zona të banuara pranë rrugës së hirit dhe evakuimet nuk janë të nevojshme, por autoritetet janë në gatishmëri të plotë.