
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Flodian Plakut, ekzekutorit të ish-policit Gentian Bejtja, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024, në Larushk të Fushë Krujës.
Në pamje shihet momenti i operacionit policor si dhe koordinimet që bëhen nga efektivet me qëllim kapjen e 42-vjeçarit.
Efektivët e policisë dëgjohen të thonë: “Shpejt shpejt…çuna” dhe në fund thonë se “u kap”.
Në momentin e arrestimit, Floridan Plaku, me 3 identitete, alias Florjan Serjani alias Florjan Mamo, iu është gjetur një pistoletë me një krehër dhe 17 fishekë.
Gjithashtu gjatë operacionit u gjetën e sekuestruan 25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal dhe 7 celularë.
42 vjeçari, banues në Vlorë, konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.
Gjykata e Tiranës me vendimin të datë 26 Korrik 2024, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Ai dyshohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, krim i ndodhur 15 Mars 2024. Shënjestra u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij.