
Vatrat e zjarrti e kanë marrë përmasa të mëdha në disa fshtara të Himarës, teksa situata është përkeqësuar gjatë natës për shkak të erës që ka favorizuar përhapjen e flakëve. Aktualisht janë një vatër e madhe zjarri mbi fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një vatër në Shën Vasil.
Flakët tashmë I janë drejtuar zoave të banuara, ndërsa mbrëmjen e djeshme janë evakuuar 50 banorë në fshatin Sasaj, pasi banesat e tyre rrezikohen të përfshihën nga flakët. Po ashtu, në rrezikshmëri të lartë vijojnë të jenë edhe Lukova dhe Shën Vasili, ku pritet edhe ndërhyrje nga ajri me helikopter.
Bëhet me dije se forcat zjarrfikëse kanë punaur gjatë natës për të shmanguar djegien e banesave. Ndërkohë, forca të shumta të zjarrfikësve, Policia, FNSH, emergjencat civile kanë më shume se 60 orë që po qëndrojnë në terren për të mbajtur flakët nën kontroll.