
Gazetari investigativ Poli Hoxha ka hedhur dritë mbi gjendjen e rënduar psikologjike të kryetarit të pezulluar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim pas akuzave të ngritura nga SPAK. Në një deklaratë të fundit në Euronews, Hoxha tha se Veliaj ndodhet në depresion të thellë dhe ka konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli në qeli.
“Burime të sigurta më kanë konfirmuar se Veliaj është në gjendje të rënduar emocionale. Në vetëm pak ditë, ai ka konsumuar rreth 30 litra raki, një shifër alarmante që tregon për një përplasje të fortë mes realitetit të burgut dhe jetës së mëparshme politike,” tha Hoxha.
Sipas gazetarit, Veliaj është izoluar dhe refuzon të komunikojë me të tjerët, ndërsa burime nga brenda sistemit penitenciar flasin për një gjendje tronditjeje dhe mungesë të stabilitetit emocional./korrieri