
KQZ shpërndau sot mandatet për subjektet politike dhe kandidatët fitues për qarkun e Tiranës.
Pas vendimit për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, KQZ mori vendim edhe për PSD e Tom Doshit që dogji listën e mbyllur të Tiranës.
Mandati i kaloi Tedi Mulajt, 30-vjeçari mori 2500 vota, dhe është nipi i Avni Mulës e Inva Mulës dhe sipërmarrës në fushën e AgroPërpunimit.
