
Pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe Mirton Likën, një biznesmen dhe Konsull Nderi i Sri Lankës në Republikën e Shqipërisë.
Lika është marrë i pandehur në lidhje me ambientin e ndodhur në katin e 11-të të kullës të quajtur “Sky Tower”, e cila dyshohet se posedohet nga bashkëshortja e Erion Veliaj, si pronë e fshehur.
Sipas hetimeve rezulton se Lika i ka dhënë një zyrë Ajola Xoxës me kontratë hua-përdorje, por Prokuroria e Posaçme dyshon se është veprimtari paligjshme. SPAK i ka komunikuar akuzën “fshehje e te ardhurave” biznesmenit.
Ambienti ndodhet një kat më sipër zyrës së regjistruar të organizatës “Harabel“ që drejtohet nga Ajola Xoxa, teksa nuk është deklaruar në asnjë prej deklaratave të pasurisë së çiftit Veliaj-Xoxa.
Me urdhër të SPAK, BKH ka ushtruar kontrolle në këto ambientet, ku janë gjetur materiale që kanë implikuar Ajola Xoxën.