
Shqipëria po përballet sot me një valë të fortë të nxehti afrikan, me temperatura ekstreme që pritet të arrijnë deri në 41°C në disa qarqe të vendit. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa orët e pasdites mund të sjellin vranësira të lehta në zonat malore lindore.
Temperaturat maksimale pritet të regjistrohen në qarqet Elbasan, Berat, dhe Shkodër, ndërsa temperaturat minimale në mëngjes do të luhaten nga 18°C në Peshkopi deri në 27°C në qytetet bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa indeksi UV mbetet shumë i lartë, duke shtuar rrezikun për ekspozim të gjatë në diell.
Kujdes: Rekomandohet të shmanget qëndrimi në diell gjatë orëve të mesditës dhe të konsumohet shumë ujë. Gjithashtu, autoritetet paralajmërojnë për rritje të rrezikut nga zjarret në zonat pyjore dhe ftojnë qytetarët për kujdes të shtuar.