
Momentet e pabesueshme të terrorit që përjetoi në Dubai u përshkruan nga modelja e ‘Only Fans’, Maria Kovalchuk, e cila u gjet duke e dhunuar në rrugë në mars. 20-vjeçarja foli për herë të parë rreth abuzimit që pësoi, i cili rezultoi në fraktura në shpinë dhe gjymtyrë. Maria u gjet në koma në një rrugë të Dubait më 19 mars, pasi miqtë e saj e raportuan të zhdukur. 20-vjeçarja doli nga spitali dhe aktualisht po shërohet në Norvegji, nga ku vendosi të “thyejë” heshtjen e saj për herë të parë.
E gjitha filloi kur 20-vjeçarja humbi fluturimin e saj nga Dubai për në Tajlandë pasi e kishte zënë në gjumë. Maria tha se pasi doli nga hoteli, takoi një burrë rus që e kishte takuar në një bar karaoke dhe i shpjegoi se çfarë kishte ndodhur. Më pas ai e thirri në dhomën e tij dhe i tha se mund të udhëtonin me avionin e tij privat për në Tajlandë. Rusi shoqërohej nga tre miq, një burrë dhe dy gra.
“Ne u ngjitëm në dhomë. Burrat ishin gjysmë të dehur, sapo ishin kthyer nga një festë. Dhe në përgjithësi, gjithçka shkoi mirë gjithë ditën. Biseduam, diskutuam udhëtimin tonë në Tajlandë. Madje e thirra mamin, i thashë se gjithçka ishte në rregull, se burrat ishin normalë. Telefonova para tyre, për t’u siguruar,”- tha Maria, sipas Daily Mail.
Por gjërat morën një kthesë për keq të nesërmen, kur burrat filluan të silleshin agresivisht ndaj saj.
“Ata po pinin shumë alkool, si uiski. Filluan të më ngacmonin, duke më thënë pse nuk pija. Pastaj, pati disa shtytje agresive dhe filluan të bënin shaka: ‘Ti je e jona. Do të bëjmë çfarë të duam.’ U përpoqa ta merrja si shaka, sepse ishte vërtet e çuditshme,“- tha 20-vjeçarja.
Siç tha Maria, ata thyen shishe dhe i hodhën në dysheme dhe pas kësaj imorën sendet personale, përfshirë pasaportën. 20-vjeçarja shtoi se burrat lanë të nënkuptohej se donin të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por ajo nuk donte. Ndërsa situata u përkeqësua, Maria u përpoq të arratisej, por ajo tha se burrat përfundimisht e tërhoqën zvarrë përsëri në dhomë.
Kur dolën në ballkon, ajo arriti të arratisej dhe u fsheh në një kantier ndërtimi aty pranë. Burrat e gjetën dhe “e rrahën”.
“Ika me vrap. Kur dola në rrugë, nuk mund t’i shihja më, por e dija që do të vinin. Vrapova drejt ndërtesës më të afërt, e frikësuar, hyra brenda dhe u fsheha. Ishte një ndërtesë e papërfunduar,”-tha Maria.
Maria tha se nuk e mban mend dhunën që i shkaktoi lëndimet dhe se pamjet e kamerave të sigurisë janë fshirë.
“Kanë kaluar tre muaj – policia priti derisa kamerat të fshiheshin automatikisht. Tani nuk ka prova. Ndoshta më goditën në kokë. Mendoj se ndoshta më hodhën. Ose më goditën. Sidoqoftë, lëndimet dukeshin sikur ishin ose nga goditja ose nga rënia,”-shtoi ajo.
Maria kishte qenë e zhdukur prej tetë ditësh, pasi u kishte thënë miqve se ishte ftuar në një festë në një hotel më 9 mars. Më 19 mars, Maria u gjet e rrahur dhe duke gjakosur në një rrugë në Dubai, me gjymtyrë të thyera dhe një shpinë të thyer. Maria u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua tre operacioneve që i shpëtuan jetën, duke iu nënshtruar më vonë edhe një të katërti.