
Një 33-vjeëar shqiptar është arrestuar nga policia italine.
Sipas mediave italiane shqiptari akuzohet për trafik të mbi 11 kilogramëve kokainë të pastër dhe një pistolete të vjedhur me municione.
Sakaq, ai rezultoi i dënuar me 14 vjet burg për vrasje me dashje të kryer në vitin 2011 në Bolonjë, por u lirua në maj 2024, pas vitesh paraburgimi edhe për krime që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit.
Hetuesit kishin monitoruar lëvizjet e tij për javë të tëra dhe vendosën të kontrollonin shtëpinë e tij.
Atje oficerët gjetën në bodrum një çantë që përmbante dhjetë blloqe kokaine me peshë mbi 11 kilogramë.
Brenda një furre të integruar ishte i fshehur një revolver ‘Arminius’ i kalibrit special 38, i vjedhur në provincën e Sienës, më 13 nëntor 2022.
Arma ishte tashmë e mbushur me një plumb dhe 23 fishekë të tjerë të të njëjtit kalibër ishin fshehur gjithashtu në furrë, të fshehura brenda në një çorape.