
SPAK ka dhënë këtë të hënë pretencën për të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur si rezultat i përplasjes mes dy grupeve kriminale rivale që kontrollonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Sipas SPAK, ngjarja lidhet me rivalitetin mes grupit të vëllezërve Duka dhe grupit të Ervis Martinajt, mik i ngushtë i viktimës.
Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal.
Dënimet e kërkuara nga SPAK:
Leonard Duka: 32 vite burg
Erlis Duka: 25 vite burg
Fatmir Hyseni: 32 vite burg
Aleksandër Manxhaku: 22 vite burg
Oltian Loga: 23 vite burg
Dritan Aga: 23 vite burg