
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Cërrik.
Një 65-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujërat e kanalit vaditës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtërmen.
Policia konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se viktima është 65-vjeçari me inicialet G. B..
“Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftoi Policia e Elbasanit.
Mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet e kësaj mbytjeje. Ekspertiza dhe dëshmitë do përcaktojnë dinamikën e ngjarjes së rëndë.