
Disa denoncime ka ardhur në redaksinë tonë në lidhje me rrugën e fshatit Komsi, ku janë krijuar disa gropa të mëdha në rrugë që përbëjnë problem për lëvizjen e makinave.
Njëra nga gropat është në kryqëzimin që të dërgon në fshatin Frankth dhe është në rrugën nacionale që lidh Burrelin me Krujën.
Teksa gropat e tjera si dhe ura ndodhen në rrugën që të dërgon për tek Komuna, një qendër që u përurua me shumë bujë nga ish kryebashkiaku Agron Malaj, tashmë deputet i zgjedhur sëfundmi.
Më poshtë keni fotot, teksa banorët ankohen se po ju prishen makinat nga neglizhensa e instancave përkatëse.
Duhet të theksojmë që ura është edhe rruga që të dërgon për tek shkolla 9 vjeçare dhe me gropat që janë bërë është një rrezik shumë i madh për fëmijët e vegjël që duhet të kalojnë aty çdo ditë.



