
Përplasja virtuale mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit ka marrë vëmendien e mediave përgjatë orëve të fundit, në atë që mund ta quajmë ‘luftë brenda partisë për një karrige’.
Mirëpo, rezulton se kjo përplasje mes tyre, është parashikuar më herët, pak javë para zgjedhejve të 11 majit, nga kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori.
Ky i fundit, ishte ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” me gazetarin Arjan Çani, atëherë kur bëri deklarata të forta duke thënë se të dy ata nuk i bashkon asgjë.
SHIH VIDEON
Qori ironizoi dyshen Lapaj-Shabani, duke thënë se ata nuk i bashkon as koalicioni, ku nëpër lista kanë vendosur familjarë.
“Këta të nesërmen e zgjedhjeve, po ta them këtu, do ta shajnë njëri-tjetrin, do ta mallkojnë njëri-tjetrin”, deklaronte Qori në atë intervistë, që siç duket sot, po rezulton një ‘parashikim’ i saktë, pasi mandati i vetëm i fituar nga koaliconi “Nisma Shqipëria Bëhet” po lakmohet nga të gjithë kanidatët e partisë.
“Këta nuk i bashkon asgjë me njëri-tjetrin. Këta të nesërmen e zgjedhjeve, po ta them këtu, do ta shajnë njëri-tjetrin, do ta mallkojnë njëri-tjetrin. Do i thonë njëri-tjetrit “më vodhe votat” sepse nuk i bashkon asgjë, thjesht kanë një uniformë të përbashkët, pra i kanë thënë vetes jemi koalicioni X dhe secili nga ne ka vetëm një interes, secili nga ata që janë në ato lista aty.
Si të bëhem individualisht deputet, nuk u intereson asgjë tjetër, as idetë, as programi, as historia. Një parti serioze e para nuk e bën këtë gjë por hyn siç janë rregullat.
E dyta, edhe nëse është e detyruar ta bëjë, ka aktivistë brenda partisë që e bën. Këta thonë, meqë nuk i zëmë besë askujt përveç mamit dhe babit, do vëmë mamin dhe babin në listën e sigurt.
Nesër po të marrin pushtetin do thonë, mami dhe babi do bëhen ministër, do bëhen drejtorë, se tjerët kushedi na e fusin.
Ky është karagjozllëku më i madh, kjo është të tallesh me qytetarët”, deklaronte Qori në mënyrë gati profetike.
Kujtojmë që “kriza” në koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit.
Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla.
Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që do të zgjidhet vetëm në KQZ.