
Ish-ambasadori gjerman, Werner Daum, ndërron jetë në vendin që e deshi aq shumë.
Diplomati ndërroi jetë në Shqipëri, ku kishte mbërritur prej disa ditësh.
Ai vdiq në moshën 82-vjeçare, ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit. Mendohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Daum mori pjesë para pak ditësh në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë.
Kujtojmë se Daum ishte ambasador në Shqipëri nga 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist.
Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.
Në një intervistë më vonë, ai pranoi se e bëri këtë gjë qëllimisht, duke e ditur se eksodi masiv i shqiptarëve do sillte edhe rrëzimin e regjimit.