
Është zbardhur emri i drejtuesit të automjetit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”. Burime bëjnë me dije se viktima është 34-vjeçari Alfons Beta.
Sipas autoriteteve policore, dyshohet se Beta ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara, teksa makina ka shkatërruar të dyja barrierat prej metali.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.