
23-vjeçarin Renis Dobra që u gjet sot i pajetë pranë liqenit të Shkopetit dyshohet se e kanë mbytur.
Sipas mediave ai ka mavijosje në qafë.
Një natë më parë babai i viktimës denoncoi në polici humbjen e djalit duke thënë se e kishin marrë peng.
Policia nisi kërkimet dhe e gjeti 10 metra larg liqenit trupin e pajetë të të riut.
Makina ka rënë brenda në liqen dhe dyshohet se trupi pasi është mbytur është futur në makinë, mjeti është hedhur në liqen dhe makina e ka nxjerrë jashtë viktimën në rrokullisje e sipër. /korrieri