
Policia dhe prokuroria e Elbasanit janë duke kryer veprimet e para hetimore lidhur me zjarrin apokaliptik në fushën e mbetjeve në Elbasan.
Burime pranë policisë thanë se po kryejnë veprimet e para dhe më pas çështja do t’i kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë. Por pavarësisht nisjes së kësaj procedure, faktet flasin për një histori korrupsioni dhe abuzimi me fondet e inceneratorit të Elbasanit, i cili nuk u vu në funksionim ndërkohë që u vodhën miliona euro.
Histori e cila duhet të ketë përgjegjës. Ndërsa nga ana tjetër, zjarri në landfill ka shkaktuar një ndotje të jashtëzakonshme në qytet, pasojat e të cilës do të rëndojnë për një kohë të gjatë mbi qytetarët.
Për momentin, autoritetet janë duke marrë në pyetje personat përgjegjës për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. /korrieri