
Policia e Fierit ka lokalizuar dhe arrestuar sot Ardit Keron, ish bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani, si ideator dhe zbatues i skemës së evazionit fiskal dhe pastrimit të parave nga Bankers.

Prapaskena mëson se Ardit Kero është ‘truri financiar’ i operacionit kriminal të drejtuesve të kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, e cila zhvat prej 20 vitesh natën e nëntokës së Shqipërisë, duke shmangur taksat, përmes fryrjes dhe manipulimit të shpenzimeve, evazionit fiskal, pastrimit të parave, skemave mashtruese, faturave fiktive etj.
Sipas burimeve, hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë indentifikuar financierin Ardit Kero si personazhin kyç të dallaverave financiare të kompanisë Bankers, të ardhurat e të cilës nga nxjerrja e naftës janë rreth 4 miliardë euro, pa përfshirë rentën minierare, nga shitja e naftës në Patos Marinzë, ndërsa kontributi në buxhetin e shtetit është i papërfillshëm.

Kero, i cili ka mbajtur pozicionin e shefit të financës së kompanisë me natyrë kriminale që ka gjunjëzuar dhe poshtëruar për vite me radhë shtetin e shqiptar, konsiderohet si personazhi më i besuar i kanadezëve dhe më pas i kinezëve që blenë kompaninë Bankers.

Sipas burimeve, hetimet kanë provuar se kupola e Bankers, e goditur sot nga Prokuroria dhe Policia e Fierit, ka mundësuar vjedhjen e dhjetëra milionë euro, para të cilat më pas janë investuar në luks dhe në pasuri të paluajtshme. Grupi kriminal përbëhet nga ‘truri financiar’ Ardit Kero, drejtuesi aktual i kompanisë Bankers, Hongping Xiao, i cili i ka vendosur vetes 1 milionë euro pagë në vit, si dhe nga ish administratorët Leonidha Çobo, Qing Fang, Xingyun Sun, Suneel Krishan Gupta, Jonathan Paul Harris, Chang Zhong Xu, Linaghong He dhe Feng Qin.
Hajdutët e Bankers
Administrator aktual i Bankers Petroleum është kinezi Huanqin Xiau. Ai tha kohë më parë se kompania do të vijojë të investojë, pra se do të vijojë të vjedhë, duke fryrë investimet edhe pas 20 vitesh, për të mos paguar taksa.
Më parë drejtor ka qenë Qing Fang. Në vend që të arrestohej për krim ekonomik me pasoja katastrofike për shtetin shqiptar, Qing Fang fliste për përhapjen e dijeve dhe kulturës kineze në Shqipëri, sidomos për mësimin e gjuhës kineze.
Para Qing Fang, administrator ka qenë Xingyun Sun, i cili ka ndjekur të njëjtën praktikë, duke fryrë shpenzimet dhe shmangur pagesat në buxhetin e shtetit shqiptar.

Para vitit 2018, administratorë kanë qenë Suneel Krishan Gupta, Leonidha Cobo dhe Richard Ferguson. I vetmi administrator shqiptar ka qenë Leonidha Cobo, i akuzuar nga vetë Bankers për vjedhje miliona euro, për të mbuluar vjedhje të tjera.

Bankers fsheh pronarin përfitues
Kulmi arrin kur Bankers jo vetëm nuk zbaton kontratën koncensionare dhe sajon shpenzime për të mos pagua tatim fitimi, por kompania nuk zbaton as ligjet e tjera shqiptare, siç është detyrimi ligjor për të deklaruar pronarët përfitues.

Kompania fsheh pronarët përfitues pas disa numrave dhe kodeve, duke ngritur dyshime të forta dhe veshur me përgjegjësi penale edhe QKB.
Duke fshehur pronarët përfitues, ngrihen dyshime se pas Bankers mund të fshihet edhe ndonjë politikan shqiptar dhe se paratë mund të ndahen në ofshore sipas roleve në zhvatjen 20-vjeçare të naftës shqiptare.
Shoqëria mëmë e Bankers Petroleum Albania Ltd, e themeluar në 15.04.2004 parajsën fiskale ishujt Cayman, është BANKERS PETROLEUM INTERNATIONAL LIMITED.
Ndërkaq kompania mëmë e BANKERS PETROLEUM INTERNATIONAL LIMITED është BANKERS PETROLEUM LTD e regjistruar në Kanada.
Kompania mëmë e BANKERS PETROLEUM LTD është kompania CHARTER POWER INVESTMENT LIMITED e themeluar në dhjetor 2015 në Hong Kong.
Kompania mëmë e CHARTER POWER INVESTMENT LIMITED është GEO-JADE PETROLEUM CORPORATION e regjistruar dhe me qendër në Kinë.

Se kush është pronari i CHARTER POWER INVESTMENT LIMITED nuk dihet.

Në vend të pronarëve janë deklaruar disa numra:
Pronari I: 91310000MA1K335
Pronari II: 91330206MA281NW
Pronari III: 911201187916984
Shqiptarët vidhen, por nuk e dinë se kush i vjedh. Ligjet shqiptare e detyrojnë Bankers t’a deklarojë pronarin fundor, por Bankers nuk pyet për ligje dhe shtet.
Drejtor i kompanisë CHARTER POWER INVESTMENT LIMITED, që kontrollon Bankers përmes disa kompanive guacka, është kinezi anonim Huan Long Chen.

Anëtarë të kompanisë që merr fitimet e zhvatjes së naftës shqiptare janë Jie Huang, Wen Tao Wang, Huan Long Chen, Ding Zhang, Ju Gao MBA, Yi Guo, Yang Yu dhe Yu Zhang Liu.
Gjoba 100 milionë euro
Gjykata e Lartë konfirmoi një gjobë me vlerë 80 milionë euro ndaj Bankers, ku bashkë me detyrime të tjera shkon në 100 milionë euro, për abuzime dhe mashtrime.
Bankers bleu me para gjyqtarët e shkallës së parë dhe të Apelit, duke rrëzuar gjobën, por Gjykatën e Lartë, çështë e vërteta nuk e bleu dot.
Por, ja që doli ish ministërja Anila Denaj që bllokoi ekzekutimin e gjobës. Nuk mjaftojnë mbi 4 miliardë euro të ardhura zero taksa, por as gjobën 100 milionë euro nuk do ta paguajë./prapaskena