
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin me tritol në një biznes në qytetin e Vlorës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, nga ku shihet një person që afrohet pranë servisit.
Policia po punon për identifikimin e personit që duket në filmime.
Ndërkohë pronari i biznesit ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt, dhe nuk ka asnjë ide se përse tritoli iu vu servisit të tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar. /korrieri