
Genc Deromemaj, ish-kryetar i Partisë Demokratike, për degën e Vlorës, është emëruar drejtor i ri i Kadastrës në Vlorë.
Ai merr këtë detyrë pas largimit të drejtuesit të mëparshëm të këtij institucioni, Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.
Pozicioni mbahej në mënyrë të përkohshme nga Paola Sulaj, e komanduar në këtë rol pas dorëheqjes së Galanxhi.
Emërimi i Deromemajt është bërë zyrtar dhe ai tashmë ka marrë detyrën në mënyrë të plotë.
Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga ky pozicion.
Kadastra e Vlorës është një nga institucionet më të rëndësishme në qytet dhe kohët e fundit ka qenë në vëmendje për shkak të problematikave të pronësisë në zonën bregdetare.