
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka lëshuar një paralajmërim për rritje ekstreme të temperaturave në ditët në vijim, ku pritet që termometri të ngjitet deri në 40°C. Sipas njoftimit, moti i nxehtë do të shoqërohet me rritje të ndjeshme të rrezikut për zjarre, sidomos në zonat pyjore dhe rurale.
Në apelin drejtuar qytetarëve, veçanërisht të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore, kërkohet të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të tregojnë kujdes maksimal në përdorimin e zjarrit në natyrë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo sinjal të tymit apo zjarrit në numrat e emergjencës 128 dhe 112. “Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën. Bashkëpunimi juaj është jetik për një verë të sigurt”, thuhet në njoftim./korrieri