
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi një paralajmërim për çmimet e naftës pas sulmeve të tij ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Iranianët e kanë cilësuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një kanal kyç i transportit tregtar përmes të cilit kalon një pjesë e madhe e furnizimit botëror me naftë, si një hakmarrje të mundshme për sulmet.
“Të gjithë mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj! Po luani lojën e armikut. Mos e bëni” , shkruan presidenti i SHBA-ve në një postim në Truth Social.
POSTIMI
Rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz kalon përmes Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik. Bllokimi i saj do të kishte pasoja të thella për ekonominë globale, duke ndërprerë tregtinë ndërkombëtare dhe duke rritur ndjeshëm çmimet e naftës.
Kjo do të shkaktonte gjithashtu rritje të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në mbarë botën, dhe do të godiste fort disa nga ekonomitë më të mëdha globale, përfshirë Kinën, Indinë dhe Japoninë, të cilat janë ndër importuesit kryesorë të naftës së papërpunuar që kalon nëpër këtë ngushticë.