
Në ambientet e selisë së Partisë Socialiste ka nisur ditën e sotmë shkolla verore e socialistëve për 39 deputetët e rinj që fituan mandatin më 11 maj.
Ndër të parat që u shfaq, si një studente e zellshme ishte edhe e zgjedhura për deputete Zegjine Caushi, e cila mori famë gjatë fushatës për ngacmimet, ironitë dhe “leksionet” ndaj deputetit të PD, Gazment Bardhi.
Teksa foli për gazetarët ajo u mundua ta minimizonte konceptin duke e cilësuar si një trajnim: “S’mund ta quajmë shkollë, thjesht një trajnim. Nuk kemi lektor të preferuar, që nga kryeministri i pari dhe deri te i fundit“, u shpreh Zegjine duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Akademia Politike do të zgjasë një muaj, deri më 20 korrik.
Lektorët dhe klasat do të ndahen në lëndë të ndryshme, të strukturuara si module që përfshijnë: sjelljen e deputetit, funksionimin e Parlamentit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vizionin e PS për vitin 2030.