
Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.
GJKKO ka dënuar në total me 23 vite burg dy organizatorët e një grupi kriminal, të cilët arritën që t’u vidhnin 15 mln euro europianëve nga mashtrimi përmes Call Center.
Togat e zeza dhanë 12 vite burg për Jusel Micin dhe 11 vite burg për bashkëpunëtorin e tij Mendim Domi.
Treshja e gjyqtarëve, Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, më datë 17 qershor, vendosën po ashtu konfiskimin e 14 pasurive në pronësi të Micit dhe Domit.
Njoftimi i plotë
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 166, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve Jusel Mici dhe Mendim Domi”.
2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 42, datë 17.06.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Jusel Mici t’a vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim të vetëm me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Mendim Domi t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
3. Në bazë të nenit 190/1, shkronja (a) të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronjat (a) dhe (ç) të K. Penal, vendoset konfiskimi i pasurive si më poshtë:
Pasuritë e konfiskuara
Pasurisë nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 62m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, pall. ****, k. ****, shk. ****, ap. ****, në emër të shtetasve E.D, Mendim Domi dhe S.D;
Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. **** Ap. ****, në pronësi të Jusel F. Mici;
Pasuri nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe A.K.M.
Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi dhe A.A.J;
Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;
Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;
Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;
Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici;
Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe A. K. M;
Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici;
Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are, me adresë: rruga ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe subjektit Euro Aditiv.
Llogaria personale plus në bankën UNION BANK, në emër të Mendim Sh. Domit, në degën ****, me numër ****, në shumën 195,763.24 euro.
Llogaria personale në bankën UNION BANK, në emër të Mendim Sh. Domi në degën ****, me numër ****, e cila ka 417,454.64 lekë.
Llogaria rrjedhëse në bankën UNION BANK, llogari biznes plus në emër të Mendim Domi person fizik, në degën ****, me numër ****, në shumën 528,719.00 lekë.
Duke kthyer pjesen takuese të pasurive te subjektit Euro Aditiv dhe shtetasit A. A. J.
Konfiskimin e të gjitha sendeve të sekuestruar me procesverbalet e kontrollit në subjektin ”Telex” shpk datë 13.12.2022 dhe me proceverbalin e sekuestrimit te provës materiale datë 03.05.2023.
Sendet e tjera të sekuestruara mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe mbeten në ruajtje për efekt të proçedimit penal të ndarë me nr.166/1 viti 2021.
4. Shpenzimet procedurale të parapaguar nga shteti në fazën e hetimeve paraprake, si dhe ato të gjykimit, t’i ngarkohen të pandehurve solidarisht konform neneve 393/1 dhe 485/3 të K.Pr.Penale.
5. Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./korrieri