
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e burgut, përmes një video të postuar në rrjetin social “Tik-Tok”.
Veliaj thotë se nuk po e humbet shpresën, teksa pret që drejtësia të bëjë punën e saj. Në videon e postuar, ai ironizon vendimin për të mos ndryshuar masat e sigurisë, duke thënë se ndihet i lavdëruar që po e konsiderojnë si “të rrezikshëm”.
“Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj.
Asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish. Vërtet mendon se jam kaq i rrezikshëm? Do të ofendohesha nëse nuk do të mëbëhej qejfi.
Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim papritmas. Po e mbaj shënim”, shkruan Veliaj.