
Huma Abedin dhe Alex Soros janë zyrtarisht burrë e grua. Të porsamartuarit thanë “Po” përpara një turme të mbushur me yje në pronën e madhe të familjes Soros në Southhampton. Nusja zgjodhi dy fustane të personalizuara për fundjavën e dasmës së tyre me familjen dhe miqtë. Sipas “Vogue”, Abedin dhe Soros zgjodhën një festë me dy ceremoni në Hamptons — “një të vogël me familjen dhe miqtë e ngushtë” për të nënshkruar Nikahun në nder të besimit mysliman të Abedinit dhe Ketubahun për të nderuar trashëgiminë hebraike të Sorosit.
Nusja veshi Givenchy, të dizenjuar nga Sarah Burton, për festën më të madhe, dhe zgjodhi një fustan nga Erdem, krijuar nga Erdem Moralıoğlu, për ceremoninë më të vogël. Fustani Givenchy ka pamjen klasike të brandit; ka supe të theksuara, të frymëzuar nga Audrey Hepburn. Por, Abedin e përshkroi fustanin e saj Erdem si “eterial” dhe “të pabesueshëm”.
“Gjëja që më bëri të mbetem pa fjalë kur pashë fustanin është se Erdem Moralıoğlu kishte qëndisur emrin e babait tim në arabisht, brenda, pikërisht pranë zemrës sime. Babai im ndërroi jetë në vitin 1993 dhe ai ishte një person shumë i rëndësishëm në jetën time. Mendoj për të çdo ditë,”- tha Abedin për Vogue.
PAMJET NGA DASMA:






