
Garda Revolucionare e Iranit ka konfirmuar vdekjen e Hossein Salamit, një nga komandantët ushtarakë më të fuqishëm dhe me ndikim të vendit, në sulmet ajrore të Izraelit të premten.
“Pa dyshim, Gjeneral Major Salami ishte një nga komandantët më të shquar të Revolucionit Islamik – i pranishëm në të gjitha frontet e xhihadit shkencor, kulturor, të sigurisë dhe ushtarak”, tha të premten Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
“Në të gjitha arenat, ai qëndroi në vijën e parë me një frymë sinqeriteti, mençurie dhe përkushtimi ndaj Udhëheqësit Suprem, duke mbrojtur idealet e Revolucionit dhe të popullit iranian”, thuhej në deklaratë, shkruan CNN.