
Zbardhen detaje tronditëse nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, në lidhje me vrasjen e Dorjan Shkozës, ngjarje që ndodhi në vitin 2020 në Durrës, pak para shpërthimit të pandemisë.
Në dëshminë e tij, Alibej rrëfen se për eliminimin e Shkozës ka paguar 100 mijë euro.
Sipas tij, armët për atentatet bliheshin te një hoxhë, ndërsa çmimet varionin nga 500 deri në 3500 euro për copë.
Erion Alibej: Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë euro, nga hoxha janë blerë disa armë, varionin çmimet nga 500–1000 deri në 3500 euro. Nuk e di fiks, se kontaktet me “hoxhën” i kishte Sander Baho. Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshëm. Henrik Hoxhën s’e njihja, vetëm kam dëgjuar që kishte pseudonimin “Kusho” edhe “Nipi”, që i drejtohej Klevis Allës.