
Belgjika është e tronditur nga lajmi i vrasjes së një nëne 46-vjeçare dhe vajzës së saj 6-vjeçare, të cilat u gjetën të pajeta pas një zjarri në shtëpinë e tyre.
Viktimat ishin familje ukrainase e zhvendosur në Belgjikë tre vitet e fundit.
Ajo çka e bën ngjarjen më të rëndë është fakti se në trupat e tyre janë gjetur plagë me thikë, ndërsa dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht. Po ashtu fakti që kryefamiljari shërben në frontin e Ukrainës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën Hasrode, pranë Oud-Heverle.
Mediat belge raportojnë se nëna kishte ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa e bija u gjet pa ndjenja. Edhe pse u bënë përpjeke për ta rikthyer në jetë, ato nuk patën rezultat.